Vidal shokëve: Po shkoj te United

PUBLIKUAR

3

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, u ka thënë shokëve të tij se ai po pret që të kalojë te Manchester United gjatë këtij muaji.

Daily Star shkruan se negociatat kanë filluar për një marrëveshje mes klubeve prej 45 milionë funtesh, por Juventusi po dëshiron edhe më shumë para.

United ka kërkuar që lojtari së pari të kalojë testet mjekësore, e më pas të paguhet shuma e caktuar që kërkon Juventusi dhe kjo edhe pritet të ndodhë.

Sipas mediave angleze Vidal në Australi sa është me ekipin e Juventusit u ka thënë edhe bashklojtarëve se për pak ditë do të kalojë te United dhe se tashmë u ka thënë lamtumirë të gjithëve.

Vidal do të ishte transferimi më serioz i United për këtë verë, pasi ai konsiderohet prej mesfushorëve më të mirë në botë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...