Lepaja: Oligarkia politike kontrollon gjithçka

PUBLIKUAR

Korrupsioni dhe ndërhyrjet politike janë shkaktarët kryesorë, të cilët drejtësinë e vendit e kanë kthyer në një padrejtësi të thellë për qytetarët.

Sipas ecurisë së zhvillimeve nuk ofrohet ndonjë shpresë për ndonjë kthesë pozitive në këtë drejtim edhe për shkak të faktit se Kuvendi i Republikës së Kosovës asnjëherë nuk ka debatuar për sistemin e kalbur të drejtësisë.

Mungesa e një drejtësie të pakorruptuar e pengon Kosovën në rrugën drejt integrimeve evropiane e po ashtu edhe te realizimi i të drejtave të vetë qytetarëve. Por, a po i konvenon politikës kjo drejtësi e brishtë dhe e trafikuar?

Analisti politik Fadil Lepaja ka thënë se në Kosovë ekzistojnë institucionet dhe ligjet, të krijuara sipas modelit evropian dhe parimeve bazike të demokracisë evropiane, por, sipas tij, ajo që i bën jofunksionale ato është se të gjitha segmentet e pushtetit që do të duhej të funksiononin si të ndara dhe të kufizonin pushtetin e njëra- tjetrës, nuk funksionojnë në këtë mënyrë.

“Në fakt, një oligarki e kufizuar në numër, e fuqizuar jashtë mase prej paslufte e së këndejmi, kontrollon dhe drejton pushtetet tek ne, të cilat në fakt do të duhej të funksiononin si të ndara dhe në bazë të Kushtetutës e ligjeve. Kontrollon gjithçka, duke filluar nga procesi zgjedhor, e deri tek segmenti i drejtësisë, i cili do të duhej në fakt të mbronte shtetin nga autoritarizmi që kontrollohet nga kjo shtresë përmes rrjetit të vet joformal të vendosur në nyjat kyçe të vendimmarrjes dhe qarkullimit të parasë publike”, thotë Lepaja për gazetën “Kosova S

SHIKO MË SHUMË

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...

Kurti e Osmani veçohen pak në ceremoninë për Presidenten e re, shkëmbejnë disa fjalë

Kryeministri Albin Kurti dhe ish-presidentja Vjosa Osmani janë veçuar pak për t’i shkëmbyer disa...