Ekspertët për viza po analizojnë të gjeturat: Për liberalizimin, asgjë e re (Video)

PUBLIKUAR

Ekspertët e Bashkimit Evropian e kanë përfunduar misionin e tyre sa i përket vlerësimit për përmbushjen e kritereve për viza.

Ata tani po i analizojnë të gjeturat e tyre, të cilat më pas do t’ia prezantojnë Komisionit Evropian, thonë në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Por, në BE nuk japin një datë të saktë e as një afat se kur do të mund të bëhej publik raporti i grupit të këtyre ekspertëve, për t’u ditur nëse Kosova i ka plotësuar tetë kushtet e vëna nga Brukseli në dhjetor të vitit të shkuar për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Grupi i ekspertëve ka qëndruar në Kosovë më 17 dhe 18 të këtij muaji dhe ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të shtetit, si dhe ka vizituar një numër të madh të institucioneve.

Por, e gjithë kjo punë u zhvillua larg medieve. Pas publikimit të këtij raporti Kosovën pritet që ta vizitojë Komisionari i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Migrim, Dimitris Avramopoulos. /Gazeta Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor

Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

U ofroi 20 euro policëve për t’i shpëtuar gjobës, arrestohet shtetasi i Serbisë në Mitrovicën e Jugut

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Mitrovicën...

Ermal Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj një statusi në ‘facebook’ të Dejona...