Unitedi ofron €70m për Di Marian

PUBLIKUAR

1

Mediat britanike raportojnë se Manchester Unitedi ka ofruar 70 milionë euro për shërbimet e Angel Di Marias.

Gjatë këtij afati kalimtar është spekuluar shumë se anësori argjentinas do të largohet nga Santiago Bernabeu, ndërsa Djajtë e Kuq dhe Paris Saint-Germaini kanë luftuar për nënshkrimin e tij.

Mirëpo, kampioni i Francës duket se është tërhequr për shkak të çmimit të lartë.

Duke qenë i vetëm në garë për transferimin e Di Marias, Unitedi ka bërë një ofertë të lartë për të bindur shefat e Realit për të arritur marrëveshje.

Trajneri Carlo Ancelotti është duke e planifikuar skuadrën e Los Blancos pa argjentinasin në formacion. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...