Hamilton në ‘pole position’ për Çmimin e Madh të Bahernit

PUBLIKUAR

Piloti britanik i Mercedes vendosi kohën rekord 1.29.493, pikërisht në sekondat e fundit të kualifikimit, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Nico Rosberg dhe 2 makinat Ferrari, me Vettel e Raikkonen.

Mercedes vijoi të ruajë hegjemoninë saj edhe në garën e dytë sezone, duke vendosur kohët më të mira në të 3 sesionet e provave zyrtare. Fillimisht ishte Rosberg që mbajti një ritëm shumë të lartë në të dy sesionet e para, ndërsa Hamilton shfaqi vështirësi në intepretimin e kthesës së fundit.

Pikërisht kjo kthesë e penalizoi edhe në sesionin e tretë, por një dalje në minutat e fundit përmbysi gjithçka. Britaniku vendosi rekord në të tre sekorët e pistës dhe për më tepër theu edhe rekordin e xhiros më të shpejtë të vendosur nga Ëebber në vitin 2005 dhe shtoi edhe një tjetër pole position në rekordet e tij, transmeton TCH.

Për Ferrarin u shënua një tjetër fundjavë si ndjekëse, me Vettel që mban vendin e tretë në nisje dhe Raikkonen që do të jetë i katërti. Ricciardo me Red Bull do të niset në vendin e pestë.

Çmimi i Madh i Bahreinit do të zhvillohet të dielën në orën 17:00.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...