Kujtohet dëshmori “Haradin Bajrami” në Magurë

PUBLIKUAR

Delegacioni i Komunës së Lipjanit mori pjesë në shënimin e ditës së Shkollës dhe ditës së rënies së dëshmorit Haradin Bajrami në Magurë. Më ketë rast drejtori i DKA-së mbajti fjalim rasti dhe më pastaj pran lapidarit të dëshmorit Haradin Bajrami u bënë homazhe.

Po ashtu në nderim të jetës dhe veprës si dhe 16 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Haradin Bajrami, kryesia e PDK-së dega në Lipjan e shoqëruar edhe nga znj, Selvije Halimi kryetare e Gruas Demokratike dhe deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës bën homazhe pranë lapidarit të dëshmorit në fshatin Rreze. Njëkohësisht përcjellën me kënaqësi dhe programin kulturo-artistik të përgatitur nga nxënësit dhe arsimtarët e shkollës SHFMU “Haradin Bajrami” të qytezës së Magurës.
Respekt dhe lavdi për dëshmorin e kombit Haradin Bajrami dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...