Terroristi Salah Abdeslam refuzoi ta hedhë veten në erë gjatë sulmit të Parisit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Pasi që i kishte mbijetuar sulmit në Paris, i dyshuari Salah Abdeslam, kishte vendosur që të mos hedh veten në erë, në mënyrë që të shpëtojë njerëz, sipas vëllait të tij, Mohamed.

Mohamed Abdeslam i ka bërë këto komente për televizionin francez BFMTV, pasi që kishte takuar vëllain e tij, Salah, në një burg në Belgjikë, ku Salah është në pritje të ekstradimit në Francë.

“Do të kishte më shumë viktima nëse do ta kisha hedh vetën në erë”, Salah i kishte thënë vëllait të vetë, dhe së “Fatmirësisht, nuk kam mundur ta bej atë”, tha Abdeslam, transmeton gazeta Express.

Sulmet më bombë dhe armë në një sall koncerti, stadium, restorant dhe lokale më 13 nëntor 2015, lanë të vrarë 130 njerëz.

Abdeslam, 26 vjeçar, u arrestuar në muajin e kaluar në Bruksel, vetëm katër ditë para sulmeve në Bruksel, ku u vranë 32 njerëz.

Policia beson së i njëjti rrjet militant kishte gisht në sulmet në të dy qytetet, Paris dhe Bruksel.

alah, shtesat francez, por i lindur ne Belgjikë, kishte qenë duke u fshehur në kryeqytetin belg për më shumë së katër muaj.

Pasi që kishte takuar atë në burgun e Brukselit, Mohamed tha së vëllai i tij Salah i kishte thënë atij së ai dëshiron të bashkëpunojë më autoritetet franceze, sepse ai mban përgjegjësi para francezeve, por jo edhe para belgeve, duke iu referuar sulmeve në Belgjikë.

Por, autoritetet belge thonë së Salah Abdeslam ka lidhje, të paktën, me dy prej sulmuesve më bombë në Belgjikë.

Shenjat e gishtërinjve të Salah ishin gjetur në një banesë, e marrë më qira nga Khalid el-Bakraoui, i cili ka hedhur veten në erë në stacionin e metrosë në Bruksel më 22 mars./Gazetaepxress.com

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...