Arrestohet 3 persona, në mesin e tyre një oficerë doganor dhe një avokat

PUBLIKUAR

Dogana e Kosovës sot ka suspenduar 1 oficerët doganor dhe njëherazi i njëjti është arrestuar me urdhër të prokurorit, gjithashtu edhe një avokat i cili ka qenë i përfshirë është arrestuar. Rasti ka ndodhur për shkak se të dyshuarit në bashkëveprim nuk kanë bërë shkatërrimin e mallrave të falsifikuara por të njëjta kanë tentuar ti hedhin në treg.
Dogana e Kosovës kohë më parë kishte konfiskuar një sasi të mallrave (kozmetik) të falsifikuara, pas përfundimit të procedurave kjo sasi e mallrave do të duhet të asgjësohej. Ka pasur dyshime fillestare nga ana e njësiteve te specializuara te Doganës se mallrat mund të mos asgjësohen siç parashihet me ligj per shkak të tentimeve eventuale për keqpërdorim nga ana e personave të lartë shënuar, andaj Dogana ka filluar hetimin dhe përcjelljen e punës së zyrtarëve të ngarkuar në këtë proces, si rezultat i punës hetimore nga ana e doganës nën mbikëqyrjen e prokurorit një oficer doganor dhe dy persona tjerë janë zëne në flagrance duke tentuat që sasinë e mallrave të falsifikuara që ishin destinuar për asgjësim t’i fusin në treg për shitje.

SHIKO MË SHUMË

Zemaj: Për VV-në mund të jetë i pranueshëm një president politik që vjen nga PDK-ja, por jo nga LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar pas seancës së...

Gazmend Hoxha udhëhoqi policinë në dy net të vështira, gjithçka përfundoi me qetësi dhe shtrëngim duarsh

Dy netët e fundit të protestave në Prishtinë u karakterizuan me tensione, përplasje të...

Hoti: 15 milionë euro për mbështetjen e familjeve për faturat e energjisë elektrike

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka bërë të...