Guardiola merr me të mirë Gotzen

PUBLIKUAR

Edhe pse nuk po luan gati asnjëherë me Bayern Munichun, trajneri Pep Guardiola flet fjalë të mira për Mario Gotzen.

Duke folur në prag të ndeshjes në Bundesligë përballë Frankfurtit, Guardiola ka deklaruar se kurrë nuk ka folur keq për Marion, duke hedhur poshtë zërat se lka një krisje mes tij e mesfushorit kampion bote.

“Nuk kam folur kurrë keq për Mario Gotzen, sepse nuk kam pasur asnjë arsye për se ta bëj një gjë të tillë. Ai është një profesionist i shkëlqyer. E di se është paksa e vështirë për ta kuptuar, por Mario është një nga lojtarët më të mirë që kam punuar në karrierën time si trajner”.

“Mario është një njeri shembullor jo vetëm në fushë, si profesionist, por dhe në jetën private. Ai po bën gjithçka për t’u kthyer përsëri në formë, ka thënë Pep Guardiola. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...