Formojnë shigjetën me trupat e tyre, për t’i treguar policisë se në cilin drejtim kanë ikur hajnat (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Videoja interesante është publikuar në ditën e gënjeshtrave (1 prill), por forcat e rendit insistojnë se nuk bëhet fjalë për ndonjë shaka, transmeton Telegrafi.

Një grup prej 30 fëmijëve dhe të rriturve ishin duke marrë pjesë në ceremoninë e Pashkëve në Capel, Surrey, kur e kuptuan se forcat ajrore të policisë po fluturonin me helikopter mbi kokat e tyre.

Shigjeta 2

“Fillimisht prania e helikopterit të policisë dukej se po argëtonte fëmijët dhe prindërit, por banorët lokal shumë shpejt e kuptuan se janë dëshmitarë të një ndjekjeje policore në komunitetin e tyre të qetë”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë.

“Fëmijët menjëherë reaguan duke krijuar formën e shigjetës më trupat e tyre duke u shtrirë në mes të arave, në mënyrë që të udhëzojnë helikopterin se në cilin drejtim kishin ikur hajnat”, ka shtuar zëdhënësi.

Shigjeta 3

Por brenda pak minutave, është raportuar se policia kishte arrestuar dy personat e kërkuar për vjedhje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hysni Gucati nuk e lejon deputeten Duda Balje të dalë nga oborri i Kuvendit, ajo kthehet mbrapsht

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, nuk e ka lejuar deputeten Duda Balje që të...

Peci: Nëse shkojmë në zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat

Kryetari i GUXO, Faton Peci i ka bërë thirrje partive politike për arritjen e...

Kurti: Të bëhen 72 orë nga leximi i parë, zotohem publikisht që të enjten e votojmë në lexim të dytë

“Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë edhe më pastaj, sipas...