Nishani kthen ligjin për mediat

PUBLIKUAR

Presidenti Bujar Nishani ka kthyer në Kuvend ndryshimet në ligjin “për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të miratuara në Parlament më 10 mars 2016, pasi sipas tij, këto ndryshime bien ndesh me Kushtetutën.

Sipas Presidentit, përmes këtij ligji është përcaktuar që nëse dështohet në zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar në tre raunde përmes shumicës së cilësuar, atëherë në raundin e katërt dhe të pestë të kalohet në shumicë të thjeshtë, ndërsa për lirimin e tij nga detyra është mbajtur shumica e cilësuar 2/3 e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

“Një zgjidhje e tillë krijon premisat e zgjedhjes se një personi të parapëlqyer nga mazhoranca në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, i cili gëzon votëbesimin e supermazhorancës parlamentare”, thuhet në relacionin shoqërues të kthimit të ligjit.

Sipas Presidentit të Republikës, këtij ligji i është dhënë fuqi prapavepruese, pasi rregullat e reja të përcaktuara për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së do të fillojnë të zbatohen edhe për zgjedhjet që janë duke u zhvilluar në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit.

“Aplikimi i rregullave të reja, ku kërkohet një shumicë e thjeshtë nga anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, qartazi nxjerr të fituar kandidatin e parapëlqyer nga supermazhoranca politike, i cili vazhdon të jetë në garë”, mbyllet arsyetimi i Presidentit Bujar Nishani, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...