Fotografitë e mëposhtme tregojnë shkallën e dëmtimit dhe shkatërrimit që ISIS ka shkaktuar duke i kthyer monumentet e lashta të Palmirës, qytetit sirian me një histori 2000 vjeçare, në gërmadha.
Imazhet tregojnë se si struktura të lashta janë shkatërruar nga militantët dhe janë plaçkitur objekte të çmuara deri te monumentet historike të qytetit sirian.
Një fotograf i cili ka vizituar shumë prej monumenteve të Palmyra-së, duke përfshirë edhe tempullin e Baalit Shamin, tempullit të Bel dhe Arc du Triomphe, në mars 2014, ka bërë një krahasim se si kanë qenë dhe se si janë bërë këto monumente.
Militantët e ISIS kanë shkatërruar në dy vitet e fundit objektet që janë Trashëgimi Botërore në UNESCO.
Qyteti u rimor dje nga forcat qeveritare siriane pas tri javësh luftime. /Shekulli/


