Pirlo: Kam luajtur me shumë lojtarë, por Pogba…

PUBLIKUAR

Mjeshtri i mesfushës, Andrea Pirlo, thotë se Paul Pogba është lojtari i ri më i mirë që ka parë dhe mesfushori më i kompletuar në botë.

Legjenda italiane ka luajtur për katër sezone te Juventusi, para se të shkonte te New York City FC dhe aty e ka njohur talentin e francezit.

Ndryshe, Pogba po kërkohet nga të gjitha klubet e mëdha evropiane dhe gjasat janë të mëdha që gjatë verës Bianconerët mund ta shesin.

“Padyshim që Juventusi do të dëshirojë ta mbajë. Por, nganjëherë duhet t’i marrësh paratë për ta rindërtuar gjithë skuadrën dhe çmimi i tij është i tillë”.

“Në moshën e tij, mund ta ndërtosh skuadrën rreth tij për vitet në vijim. Nëse ai vendos të largohet, atëherë mendoj se do të ndodhë për një rekord botëror”.

“Kam luajtur me disa lojtarë të shkëlqyer, por Pogba ka qenë lojtari më i mirë i ri që e kam parë”, ka deklaruar Pirlo për Daily Mirror. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...