Banalitete e sharje: Ja si e kishte fyer Shesheli, Tribunalin e Hagës (Video)

PUBLIKUAR

Gjykata e Hagës dje ka marrë vendim që radikali serb Vojisllav Sheshel të jetë i lirë. Kjo pasi që, sipas Gjykatës, Prokuroria nuk ka ofruar dëshmi të mjaftueshme për asnjërën nga nëntë pikat e aktakuzës.

Rikujtojmë, Sheshel akuzohej për krime kundër kroatëve dhe myslimanëve në Kroaci e Bosnjë, në periudhën 1991-1993.

Dhe kur jemi tek vendimi i Gjykatës për Sheshelin, gjithsesi na shkon mendja tek fjalët e tij, drejtuar Gjykatësve, në fillimet e procesit gjyqësore kundër tij, transmeton Telegrafi.

Në njërën nga seancat e gjykimit të tij, ai dëgjohet duke përdorur banalitete të rënda në drejtim të gjyqtarëve – dhe jo vetëm kaq.

“Të gjithë ju mund të pranoni vetëm të ma th….”, ka thënë Sheshel në seancë.

“Ja u q… nënën të gjithëve…..”, ka vazhduar më tej Sheshel.

Madje ai kishte paralajmëruar se në fund do të dalë fitimtarë.

Shesheli nuk ka qenë i pranishëm dje gjatë shqiptimit të aktgjykimit të Hagës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

U ofroi 20 euro policëve për t’i shpëtuar gjobës, arrestohet shtetasi i Serbisë në Mitrovicën e Jugut

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Mitrovicën...

Ermal Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj një statusi në ‘facebook’ të Dejona...

Përparim Rama i reagon Kurtit: Kosova ka paguar një çmim tepër të lartë për lirinë që institucionet të përdoren për kalkulime politike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në Kuvendin e...