Ky është Shesheli: Ofendonte gjykatën, u ofronte seks oral gjykatësve në Hagë

PUBLIKUAR

Drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla, në Info Magazine, ka thënë se lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, që të enjten u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat me të cilat ngarkohej nga Tribunali i Hagës, e ka ditur që do të dalë i pafajshëm.

Sipas Sylës, që e ka përcjellë nga afër gjykimin e ish zëvendëskryeministrit të Serbisë, ai është sjellur në mënyrën më të keqe me Tribunalin, duke i ofenduar në forma të ndryshme gjykatësit dhe prokurorët, njofton Klan Kosova.

“Sheshel këmbëngulte se Haga nuk mund ta shpallte atë fajtor. Stërzgjatja e këtij procesi thotë dicka, që gjithë këtë kohë prokuroria e Hagës ka dështuar të mbledh prova të mjaftueshme, për Karaxhiqin u nevojiten vetëm 8 vjet, kurse për Sheshlin 13 vjet nuk mjaftuan”, tha ai.

“Ai i ka quajtur me fjalë të rënda trupin gjykues, e patë quajtur lavire Carla Del Ponten”.

“Një herë ai iu tha se unë mund të flas kur të dua dhe ashtu u vendos, madje ai bëri një kërkesë që të largohen uniformat, kur u pyet për arsyen tha po ma kujtoni kohen e inkuizicionit të Spanjës, kam frikë se mos më varni edhe ato u larguan”.

Madje Syla ka përmendur edhe një rast eklatant të diskursit të shfrenuar të Sheshelit, kur gjatë gjykimit lideri i radikalëve të Serbisë u ka ofruar seks oral gjyqtarëve.

“Sheshel shkonte aq larg me situata sa një herë iu patë afruar gjyqtarëve seks oral”

SHIKO MË SHUMË

Hysni Gucati nuk e lejon deputeten Duda Balje të dalë nga oborri i Kuvendit, ajo kthehet mbrapsht

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, nuk e ka lejuar deputeten Duda Balje që të...

Peci: Nëse shkojmë në zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat

Kryetari i GUXO, Faton Peci i ka bërë thirrje partive politike për arritjen e...

Kurti: Të bëhen 72 orë nga leximi i parë, zotohem publikisht që të enjten e votojmë në lexim të dytë

“Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë edhe më pastaj, sipas...