Si u arratis Gani Geci?!

PUBLIKUAR

si-u-arratis-gani-geci_hd

I dyshuari për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, Gani Geci, tash e sa ditë nuk dihet se ku gjendet. Familjarët e tij kanë thënë për Gazetën Blic se ai gjendet në Zvicër ose në Gjermani.

“E kam thënë edhe më herët, e them edhe tash se në bazë të informatave që kam ai gjendet ose në Zvicër, ose në Gjermani”, ka deklaruar Fadil Geci.

Ndërkaq, i pyetur se si ka shkuar në Gjermani, përmes Aeroportit apo përmes rrugëve tokësore, Geci ka thënë se nuk e ka këtë informatë.

“Nuk e di këtë detaj. Por, sikur të udhëtonte përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, këtë informatë do ta kishte me gjasë Bajram Rexhepi. Mirëpo, ka ndoshta rrugë apo shtigje tjera që nuk i di Bajram Rexhepi”, ka thënë Fadil Geci për Gazetën Blic, i cili shton se Ganiu ka pasur një vizë njëvjeçare shengen, dhe se me të ka mundur të udhëtojë.

Ndërkohë, burime brenda policisë kanë bërë të ditur për Gazetën Blic se nëse vërtetë është arratisur Gani Geci, ai këtë e ka bërë në rrugë tokësore.

“Nëse vërtet ka ikur nga Kosova, ai këtë e ka bërë në rrugë tokësore, ku policia do ta kishte të pamundur që ta kapte”, ka thënë ky burim brenda Policisë së Kosovës.

Sidoqoftë, Fadil Geci ka shtuar se familja e tij është duke i mbledhur edhe disa njerëz të fshatit për të shkuar tek Sabit Geci, për të folur me të se a dëshiron të ndalet apo dëshiron prapë të vrasë.

Fadil Geci ka thënë se Ganiu është i gatshëm që t’i dorëzohet organeve të drejtësisë, por këtë do ta bëjë vetëm atëherë kur në Kosovë, e sidomos në burgje të ketë një siguri më të madhe.

“Me këtë nivel të sigurisë që kanë burgjet tona, Ganiu do ta ketë vazhdimisht jetën në rrezik”, ka thënë Fadil Geci.

Para pak ditësh, ish-deputeti i LDD-së, Gani Geci, e kishte vrarë me katër plumba Ruzhdi Shaqirin. Geci, në një intervistë që e kishte dhënë pas arratisjes, kishte deklaruar se këtë e ka bërë në vetëmbrojtje. /Gazeta Blic/

SHIKO MË SHUMË

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...