Kush po përgatit vrasje në Kosovë, sipas Sabit Gecit?! (video)

PUBLIKUAR

Sabit Geci njëri prej themelueseve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka folur ekskluzivisht për emisionin “InfoBox” të RTV Dukagjinit.

Në një gjendje të rënduar shëndetësore nga spitali në Tiranë, ku po trajtohet, ai ka treguar se kush po përgatit vrasje në Kosovë.

Geci ka treguar për tradhtitë që i janë bërë Adem Jasharit dhe ka folur gjerë e gjatë për vrasjen e Abedin Rexhës – Sandokanit, njërit prej komandantëve të UÇK-së.

Sipas Gecit, Sandokani u vra nga shqiptarët deri sa po përgatiste sulm ndajë post blloqeve serbe.

A po përgatitet vrasja e Isa Mustafës sipas Sabit Gecit?! Kush sipas tij nuk po e mbron luftën e UÇK-së e kush po shpif kundër saj?! Cili është zhgënjimi i tij me bashkëluftëtarët e dikurshëm?! Çfarë mesazhe ka ai për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Gani Kocin?! A do të bashkëpunojë Sabit Geci me Gjykatën Speciale?!

Këto dhe të tjera të premten në INFO BOX prej orës 12:30.

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti e përsërit: Jam i bindur që njerëzit e lëshojnë Kosovën për shkak të cilësisë së arsimit dhe sistemit të drejtësisë

Kryeministri Albin Kurti sërish ka bërë përgjegjëse komunat për arsim të dobët dhe se...

Limaj: Beteja për drejtësi s’duhet të jetë vetëm e Jakup Krasniqit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK’së, por e përbashkët

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ngritja e obeliskut në nderim...

Haradinaj për Ligjin për Specialen: Tërheqja nuk është bërë në emër të Aleancës

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me procesin e Ligjit për Dhomat...