Për çka nuk po pajtohet opozita?

PUBLIKUAR

Ideja për krijimin e një liste të përbashkët të partive opozitare, për të hyrë në zgjedhje, po rezulton të jetë problematike. Telegrafi mëson se Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk po arrijnë të pajtohen se kush duhet të jetë bartës i listës.

Derisa VV e ka pranuar kërkesën e partisë së Haradinajt që lista zgjedhore e bllokut opozitar të ndahet në mënyrë proporcionale në mes këtyre dy partive, mospajtimet kanë rezultuar në atë se kush duhet të jetë udhëheqës i listës.

AAK-ja ka kërkuar që Haradinaj të jetë në krye të listës kërkesë që nuk është pranuar nga VV-ja, me arsyetimin se listës duhet t’i prijë kandidati për kryeministër e që sipas tyre, ai duhet të jetë nga partia më e madhe opozitare.

Ajo që është për tu befasuar është se i pari i AAK-së, si duket ka hequr dorë nga ambicia e tij për kryeministër, duke pranuar që kandidat për këtë post të jetë dikush nga kreu i VV-së.

Në anën tjetër, siç mëson Telegrafi, VV-ja është duke insistuar vazhdimisht që pjesë e listës të jetë edhe një grup i figurave të shquara të shoqërisë civile. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

U ofroi 20 euro policëve për t’i shpëtuar gjobës, arrestohet shtetasi i Serbisë në Mitrovicën e Jugut

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Mitrovicën...

Ermal Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj një statusi në ‘facebook’ të Dejona...

Përparim Rama i reagon Kurtit: Kosova ka paguar një çmim tepër të lartë për lirinë që institucionet të përdoren për kalkulime politike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në Kuvendin e...