​Kuponët fiskal tash dorëzohen në Postë

PUBLIKUAR

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se nga 1 prilli,dorëzimi i plikove me Kuponë Fiskal do tëbëhet në cilëndo pikë të Postës së Kosovës. Pra, ka ndryshuar vetëm vendi i dorëzimit të plikos, ndërsa procedurat tjera mbesin të njëjta.

“Fillimisht, obligoheni që të plotësoni aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org, në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal”, ka bërë të ditur ATK-ja.

Sipas ATK-së, vetëm pasi të jnë deklaruar të dhënat përmes aplikacionit, do të mund të dorëzoni fizikisht plikot në cilëndo pikë të Postës së Kosovës, që gjithsej janë në dispozicion 158 pika, shkruan Telegrafi.

“Sipas marrëveshjes së ATK-së dhe Postës së Kosovës, kjo e fundit do t’i dorëzoj plikot në Administratën Tatimore të Kosovës. ATK do të shqyrtoj të gjitha aplikacionet, si dhe do të rimbursoj mjetet, ashtu siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2015. Njëherit, ju njoftojmë se procedurat dhe hapat, për dorëzimin e plikoveme Kuponë Fiskal dhe rimbursimin e mjeteve,mund t’i gjeni në Fletëpalosjen “Udhëzues për dorëzimin e plikove me Kuponë Fiskal”, linku Multimedia – Fletëpalosje dhe në Vendimin Shpjegues Publik Nr. 02/2015 në linkunPublikime – Shpjegimet publike”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hysni Gucati nuk e lejon deputeten Duda Balje të dalë nga oborri i Kuvendit, ajo kthehet mbrapsht

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, nuk e ka lejuar deputeten Duda Balje që të...

Peci: Nëse shkojmë në zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat

Kryetari i GUXO, Faton Peci i ka bërë thirrje partive politike për arritjen e...

Kurti: Të bëhen 72 orë nga leximi i parë, zotohem publikisht që të enjten e votojmë në lexim të dytë

“Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë edhe më pastaj, sipas...