Ozil: Ia prishëm punët vetes

PUBLIKUAR

Mesut Ozil ka pranuar se lojtarët e Arsenalit duhet ta fajësojnë veten që kanë mbetur prapa në garën për titullin e Ligës Premier.

Të zgjedhurit e Arsene Wenger po e kërkojnë titullin e parë nga sezoni 2003/2004, por kanë mbetur prapa Leicesterit dhe Tottenhamit në këtë garë.

“Duke shikuar sezonin tonë deri më tani, duhet të jemi të sinqertë dhe ta pranojmë se ia prishëm vetes punët”.

“Nuk luajtëm me potencialin tonë të plotë në ndeshjet kundër të ashtuquajturave skuadra të vogla. Për këtë ndëshkohesh në Ligën Premier”.

“Mirëpo, ne akoma kemi shanse për ta fituar titullin. Duhet të shpresojmë që Leicesteri dhe Tottenhami të lëshojnë pikë dhe ne t’i shfrytëzojmë”, ka thënë Ozil. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...