Inspektorati gjeti vetëm 1860 punëtorë pa kontrata

PUBLIKUAR

Derisa sindikalistët kosovarë thonë se janë më shumë se 50 mijë punëtorë të sektorit privat pa kontrata, Inspektorati i Punës vitin e kaluar ka gjetur vetëm 1860 punëtorë pa kontrata pune

Biznesi privat vazhdon të jetë “kampion” për shkelje të Ligjit të Punës në Kosovë, duke mos u ofruar punëtorëve as kontratat e punës.

Derisa sindikalistët kosovarë thonë se janë më shumë se 50 mijë punëtorë të sektorit privat pa kontrata, Inspektorati i Punës vitin e kaluar ka gjetur vetëm 1860 punëtorë pa kontrata pune.

Bastri Ibrahimi, kryeinspektor në Inspektoratin e Punës, thotë për “Zërin” se në vitin 2015 kanë pasur më pak raste të punëtorëve pa kontratë, krahasuar me vitin 2014.

“Në vitin 2015 në gjithë Kosovën kemi hasur në 1860 punëtorë që nuk kanë kontrata të punës. Ndërsa në vitin 2014 i kemi pasur rreth 2700, ndërsa në vitin 2013 rreth 3400. Çdo vit ka shkuar duke rënë numri i punëtorëve pa kontrata, besojmë se kjo është edhe çështje e vetëdijesimit të punëdhënësve”, bën të ditur Ibrahimi.

Ai ka shtuar se vitin e kaluar Inspektorati ka realizuar një fushatë vetëdijesuese për çështjen e kontratave të punës.

“Për arsye të ndryshme ka disa lloje të bizneseve që vazhdojnë të kenë punëtorë pa kontratë. Më së shumti punëtorë pa kontratë kemi në sektorin e ndërtimtarisë. Kjo për shkak se puna e tyre në pjesën më të madhe është sezonale. Pastaj kemi sektorin e hotelerisë që

SHIKO MË SHUMË

Hysni Gucati nuk e lejon deputeten Duda Balje të dalë nga oborri i Kuvendit, ajo kthehet mbrapsht

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, nuk e ka lejuar deputeten Duda Balje që të...

Peci: Nëse shkojmë në zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat

Kryetari i GUXO, Faton Peci i ka bërë thirrje partive politike për arritjen e...

Kurti: Të bëhen 72 orë nga leximi i parë, zotohem publikisht që të enjten e votojmë në lexim të dytë

“Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë edhe më pastaj, sipas...