Juve ta harrojë Mkhitaryanin

PUBLIKUAR

Mino Raiola citohet t’i ketë thënë Juventusit dhe Arsenalit që ta harrojnë Henrikh Mkhitaryan, sepse ai ka marrë një ofertë të majme për vazhdimin e kontratës me Borussia Dortmundin.

Agjenti i njohur bëri një vizitë befasuese në Torino, ku i ka vizituar zyrat e Zonjës së Vjetër.

Vizita e tij u shoqërua me spekulime të shumta, por Sky Sport Italiaraporton se lajmi që i ka dhënë Juves nuk ka qenë aq i mirë.

Besohet se ai ka folur specifikisht për Mkhitaryan, i cili ka kontratë me BVB deri në vitin 2017. Mirëpo, lojtari ka vendosur që ta zgjatë kontratën me klubin gjerman.

Juventusi nuk është klubi i vetëm i interesuar për mesfushorin kreativ. Atë e kërkon edhe Arsenali. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...