Momenti i përplasjes së hartave: Meha thotë se Haradinaj duhet t’i kërkojë falje popullit (Video)

PUBLIKUAR

Kryetari i Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, Murat Meha, ka komentuar gjetjet e ekspertëve ndërkombëtarë për vijën kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, të cilët kanë konstatuar se puna është kryer në përputhje me ligjin.

Meha, në një bisedë për Gazetën Express, ka thënë se e ka pritur këtë vendim. Por, nuk ka dashur të flasë edhe për situatat që janë krijuar gjatë punës së tij, derisa për përplasjet mes tij dhe Ramush Haradinjat ka thënë që kjo le të vlerësohet nga populli.

“Unë kam qenë i bindur në atë që është bërë nga komisioni për demarkacion të kufijve. Kemi qenë edhe të bindur në punën që është bërë. Vlerësimi i ndërkombëtarëve mbi këtë për ne është edhe lehtësim dhe vërtetim i punës sonë. Këtë fakt e kemi thënë edhe në çdo herë”, ka thënë ai, duke shtuar se Haradinaj duhet të kërkojë falje para qytetarëve të Kosovës.

“Ata i ka fyer dhe atyre mund edhe tu kërkojë falje. Mua nuk ka nevojë. Unë dhe komisioni e kemi bërë punën tonë dhe ajo tashmë është vërtetuar”, ka thënë Meha.

SHIKO MË SHUMË

Ermal Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj një statusi në ‘facebook’ të Dejona...

Përparim Rama i reagon Kurtit: Kosova ka paguar një çmim tepër të lartë për lirinë që institucionet të përdoren për kalkulime politike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në Kuvendin e...

Kurti me dy duart duke u mbrojtur nga vezët, Nol Nushi e tall: Pamje të tij si ushtar më 1999

Anëtari i PSD’së, Nol Nushi, është tallur me kreun e LVV’së, Albin Kurti, pasi...