Bulliqi këmbëngul: Kosova po i humbur 8330 hektarë

PUBLIKUAR

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shpejtim Bulliqi, ka theksuar se nuk është pritur që komisioni ndërkombëtar ad hoc për përcaktimit e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, do të japë një mendim tjetër nga ai i Komisionit Shtetëror të Kosovës, mbi këtë çështje.

Ai, në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se të gjitha argumentet shkencore dhe praktike, tregojnë diçka tjetër nga ky vendim.

“Ne na është thënë nga ana e këtij Komisioni se nuk do të futemi në substancë. Komisionit ndërkombëtar i janë servuar ato dokumente dhe mbi ato e kanë bërë analizën. Rezultati nuk mund të jetë ndryshe. Opinioni publik le ta dëgjojë realitetin. Qytetarët e Pejës, Deçanit dhe Rugovës e dinë ku janë vijat kufitare”, ka shtuar ai.

Sipas tij, përcaktimi i kufirit me metodën e kadastrit, si i vetmi kriter, është sui generis, duke shtuar se “Kosova po i humb 8300 hektarë nga territori i saj”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hysni Gucati nuk e lejon deputeten Duda Balje të dalë nga oborri i Kuvendit, ajo kthehet mbrapsht

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, nuk e ka lejuar deputeten Duda Balje që të...

Peci: Nëse shkojmë në zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat

Kryetari i GUXO, Faton Peci i ka bërë thirrje partive politike për arritjen e...

Kurti: Të bëhen 72 orë nga leximi i parë, zotohem publikisht që të enjten e votojmë në lexim të dytë

“Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë edhe më pastaj, sipas...