Xhezair Shaqiri: “Nuk rikthehem në Shkup pa u ndryshuar pushteti” (Video)

PUBLIKUAR

Situata në rajonin e Karadakut të Shkupit është e qetë, nuk ka lëvizje të ndonjë grupi të armatosur, ndërsa policia dhe ushtria po kryejnë detyrat e sigurimit të kufirit. Këtë e pohon edhe Xhezair Shaqiri, ish-komandant i UÇK-së, më pas i përfshirë edhe në skenën politike si deputet i Partisë Demokratike Kombëtare. Ai për më shumë vite po qëndron në këtë zonë malore, duke theksuar se nuk ndjehet i sigurt për të zbritur në Shkup, për shkak se sipas tij, ka një proces të montuar kundër tij.

“Mua ma ngritën një akuzë, duke pas parasysh se kush janë këto ku nuk kemi mundësi që ta kërkojmë drejtësinë dhe jam strehuar në Tanushë, ku nuk e kam ndërmend të lëviz asnjë hap. Tash po del se kjo qeveri VMRO-BDI-PDSH kanë qenë kundër normave demokratike”, u shpreh Xhezair Shaqiri.

Ai komenton edhe për praninë e shtuar policore në rajonin e Karadakut të Kumanovës, ku sipas tij, policia me urdhër të politikanëve po frikëson banorët.

“Mungesë e të së vërtetës nuk ka çka me emigrantë. Ka tjetër plan një ndër ata është frikësimi I popullatës shqiptarë në vendbanime shqiptare për Tanushë dhe rreth Tanushës s’ka lëvizje të lëvizjes speciale”, tha Shaqiri, njofton tv21.

Ish-komandanti i UÇK-së, Xhezair Shaqiri komenton edhe rastin e ish-ministrit të brendshëm, Lube Boshkovski, i cili është pjesë e hetimit të Prokurorisë Speciale, për arrestimin e bërë pas zgjedhjeve të vitit 2011.

“Po është shumë e thjeshtë, Lube Boshjkovski, më vjen keq se në çfarë situatë është sot ai. Unë krenohem që ka dashtë Zoti të më mbrojë mua. Atë unë e kisha kundërshtar në luftën e 2001-it. Ishte i dobët për mua”, shtoi Shaqiri.

Duke folur për rastin e Kumanovës, ai thotë se ka arritur që të dëgjoj njërin nga dëshmitarët që ishte pjesë e grupit të armatosur, i cili i ka thënë versionin e tij se çfarë kishte ndodhur më 9 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Shaqiri thekson se do të vazhdojë të qëndrojë në këtë zonë malore derisa të ndryshojë siç thotë pushteti aktual. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hysni Gucati nuk e lejon deputeten Duda Balje të dalë nga oborri i Kuvendit, ajo kthehet mbrapsht

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, nuk e ka lejuar deputeten Duda Balje që të...

Peci: Nëse shkojmë në zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat

Kryetari i GUXO, Faton Peci i ka bërë thirrje partive politike për arritjen e...

Kurti: Të bëhen 72 orë nga leximi i parë, zotohem publikisht që të enjten e votojmë në lexim të dytë

“Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë edhe më pastaj, sipas...