Inter pas ish-lojtarit të Realit dhe ish-mesfushorit të Unitedit

PUBLIKUAR

Inter raportohet se janë duke kërkuar dy mesfushor, përkatësisht një shkatërrues dhe një me tipare sulmuese.

E përditshmja sportive italiane, Tuttosport raporton se Nerzaurrët po vëzhgojnë për së afërmi Lassana Diarran dhe holandezin e Fenrbahces, Luis Nani.

Ish-mesfushori i Real Madridit është vlerësuar në 8-10 milionë euro dhe deri më tani ka pasur 28 paraqitje për Marseillen, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, ish-anësori i Manchester United, Nani ka qenë gjithashtu i lidhur me Roberto Mancinin.

Mesfushori te gjiganti turk ka kontribuar me shtatë gola dhe pesë asistime në 21 ndeshje të ligës dhe ka një kontratë me Fenerin deri në vitin 2018, por Tuttosport besojnë se portugezi mund të largohet për 10-12 euro.

Portugezi është i fundit në një varg të lojtarëve të gjerë që po i lidhet emri me Interin, si Antonio Candreva (Lazio), Karim Bellarabi (Bayer Leverkusenit) dhe Domenico Berardi (Sassuolo). /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...