Turpërohet Bryant, turpërohet Lakers (Video)

PUBLIKUAR

Mbrëmë janë zhvilluar dhjetë takime në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Duket se ky sezon i NBA-së duhet të harrohet sa më shpejt të jetë e mundur prej basketbollistëve të Los Angeles Lakers.

E gjithë kjo pasi që Lakersat sërish janë mposhtur duke shtuar numrin e humbjeve në 59 sosh, kundrejt vetëm 15 fitoreve, raporton Telegrafi.

Kësaj radhe skuadra e Kobe Bryant u turpëruan nga ana e Utah Jazz, të cilën i mposhtën me diferencë pothuajse 50 pikësh, përkatësisht 123:75.

Basketbollisti më i mirë i Lakersave, Bryant ishte i saktë vetëm njëherë nga 11 gjuajtje duke e përfunduar takimin me vetëm pesë pikë dhe dy asistime. Ndërsa lojtari më i mirë i ndeshjes te Lakersat ishte Lou Williams, i cili shënoi 16 pikë.

“Muzikantët e Jazz” drejt fitores i udhëhoqi Rodney Hood me 30 pikë, ndërsa u ndihmua edhe nga Selvin Mek dhe Trevor Booker, ku secili realizoi 19 pikë. /Telegrafi/

Rezultatet NBA:
Denver – Dallas 88:97
Portland – Sacramento Kings 105:93
LA Clippers – Boston 114:90
Toronto – Oklahoma City 100:119
Miami – Brooklyn 110:99
Chicago – Atlanta 100:102
Memphis – San Antonio 87:101
New Orleans – New York 99:91

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...