Aksident i rëndë në Kijevë, një i vdekur e dy të lënduar (Foto/Video+18)

PUBLIKUAR

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhë sot në pasdite në Kijevë të Malishevës, në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku për pasojë një person ka vdekur e dy të tjerë janë lënduar.

Sipas burimeve të Telegrafit nga vendi i ngjarjes, në aksidentin që ka ndodhur pranë pompës së karburanteve në Kijevë të Malishevës, janë ndeshur dy vetura, njëra e tipit “BMW” dhe tjetra “Golf 2”, një person ja vdekur dy të tjerë kanë marrë lëndime.

Në fotografitë dhe videon që ka siguruar Telegrafi nga vendi i ngjarjes shihen veturat e dëmtuara rëndë, kurse nga përplasja direkte veturës “Golf2” i ka rënë edhe motori dhe më pastaj është përplasur për autobus.

Të lënduarit janë transportuar në klinikën Emergjente të QKUK-së, raporton Telegrafi

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin. /Telegrafi/

kijeve1

kijeva2

kijeva5

bubavec66

kijeva10

SHIKO MË SHUMË

Hysni Gucati nuk e lejon deputeten Duda Balje të dalë nga oborri i Kuvendit, ajo kthehet mbrapsht

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, nuk e ka lejuar deputeten Duda Balje që të...

Peci: Nëse shkojmë në zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat

Kryetari i GUXO, Faton Peci i ka bërë thirrje partive politike për arritjen e...

Kurti: Të bëhen 72 orë nga leximi i parë, zotohem publikisht që të enjten e votojmë në lexim të dytë

“Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë edhe më pastaj, sipas...