Grupi i Këshilltarëve të PDK-së më i miri në nivel të Kosovës

PUBLIKUAR

00_12_14074066041835141272
Gjilan – Gjatë takimit, grupi i Këshilltarëve Komunal prezantoi edhe planin e veprimit për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2014. Puna e deritanishme dhe plani i veprimit për të ardhmen u vlerësua lartë nga ana e kryesisë së PDK-së në Gjilan.
Në takimin e mbajtur të kryesisë së PDK-së në Gjilan, Grupi i Këshilltarëve Komunal informoi anëtarët e kryesisë së degës, për angazhimin e tyre në punën e Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Poashtu edhe anëtarët e komisioneve profesionale prezantuan punën e tyre në komisionet përkatëse, gjatë periudhës gjashtë mujore të këtij viti.

Gjatë takimit, grupi i Këshilltarëve Komunal prezantoi edhe planin e veprimit për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2014. Puna e deritanishme dhe plani i veprimit për të ardhmen u vlerësua lartë nga ana e kryesisë së PDK-së në Gjilan.

Mbështetje të fuqishme për punën e tyre, i’u dha edhe nga përfaqësuesi i PDK-së në qendër Zenun Pajaziti, i cili tha “që grupi i Këshilltarëve Komunal të PDK-së në Gjilan, është grupi më aktivë nga të gjitha grupet e Kuvendeve Komunale në nivel të Kosovës”./rajonipress/

 

SHIKO MË SHUMË

Raportimet për arrestime të kryetarëve të komunave e zyrtarëve publikë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit del me reagim

Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime...

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...