Berisha: Ndër shtatë milionë shqiptarë nuk gjen mashtrues më të madh se Hashim Thaçi (Video)

PUBLIKUAR

Deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, e ka cilësuar presidentin në ardhje të Kosovës, Hashim Thaçi, si një njeri mashtrues.

Ai ka thënë se “ndër shtatë milionë shqiptarë, nuk gjen mashtrues më të madh se Hashim Thaçi. Është njeri që të rrenë ndër sy. Ai e ka keqpërdorur disa herë besimin tim. Përveç besimit tim që e ka keqpërdor, nuk ka mbetur njeri që ai nuk ia ka bërë njëjtë”.

“Në gjithë karrierën time, njeriu më i pafytyrë që kam takuar është Hashim Thaçi. Nuk mund ta merrni me mend sa i pafytyrë është. Ai ka dëshirë që rreth vetes të ketë njerëz që i përkulën. Më kujtohet Enver Hoxhaj, ia ka mbajtur pallton një kohë. Ai ka qef rreth vetit të ketë pakurrizor”, ka shtuar Berisha.

SHIKO MË SHUMË

Hamza e përsërit që s’takohet me Kurtin për Presidentin pa u votuar ligji për Specialen

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, përsëriti se nuk do të takohet me askënd para...

Ngërçi për Specialen dhe Presidentin, Kurti del në konferencë për media në ora 15:00

Kryeministri Albin Kurti do të mbajë një konferencë për media sot nga ora 15:00m...

Kryeministri Albin Kurti arrin brenda Kuvendit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur brenda objektit të Kuvendit të Republikës së...