Sulmet në Bruksel, ngrihen akuzat ndaj Faycal Cheffou

PUBLIKUAR

Prokurorët belgë kanë ngarkuar tashmë personin e identifikuar si Faycal Cheffou, me akuzën e luajtjes së një roli kyç në sulmet kamikaze në aeroportin e Brukselit dhe në metro, ku humbën jetën 31 vetë dhe u plagosën 340 të tjerë.

“Ai akuzohet zyrtarisht për pjesëmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist, vrasje terroriste dhe përpjekje për vrasje terroriste”, thuhet në një deklaratë të prokurorisë.

Në deklaratë nuk jepeshin detaje të mëtejshme dhe nuk komentoheshin as raportet e mediave belge se ai ishte personi i tretë i fiksuar në pamjet e kamerave të sigurisë në aeroport, ku shfaqeshin edhe dy kamikazë Najim Laachraoui në të majtë dhe Brahim el Bakraoui.

Media belge thotë se personi i tretë është pikërisht Faycal Sheffou, një gazetar i pavarur. Edhe personi i tretë në video, mbante një çantë me eksploziv, sidoqoftë, besohet se ai është larguar pa mundur ta detonojë bombën e tij e cila u shpërthye më pas në mënyrë të kontrolluar nga policia, pasi holli ishte evakuuar plotësisht.

Ndërsa arrestimi më i fundit i raportuar vjen nga Italia, ku policia ka ndaluar një algjerian të shumëkërkuar në Belgjikë, nën dyshimin se ka siguruar dokumentet e rreme të përdorura nga tre prej personave të lidhur me sulmet në Bruksel dhe Paris.

Autoritetet e aeroportit ndërkombëtar të Brukselit, kanë bërë të ditur ndërkohë se hetimet në terminal kanë përfunduar tashmë por ai nuk do të mund të hapet para të enjtes.

Inxhinierët dhe teknikët e aeroportit po marrin leje për të hyrë për të parën herë në terminal që pas sulmit. Ata do të vlerësojnë dëmet dhe stabilitetin e ndërtesës. Autoritetet e aeroportit po ashtu do të ndërmarrin edhe masa të reja sigurie. /Top Channel/

SHIKO MË SHUMË

Hysni Gucati nuk e lejon deputeten Duda Balje të dalë nga oborri i Kuvendit, ajo kthehet mbrapsht

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, nuk e ka lejuar deputeten Duda Balje që të...

Peci: Nëse shkojmë në zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat

Kryetari i GUXO, Faton Peci i ka bërë thirrje partive politike për arritjen e...

Kurti: Të bëhen 72 orë nga leximi i parë, zotohem publikisht që të enjten e votojmë në lexim të dytë

“Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë edhe më pastaj, sipas...