Moura: Nuk largohem nga PSG

PUBLIKUAR

Lucas Moura i ka përgënjeshtruar spekulimet e që e lidhin atë me një largim nga Paris Saint-Germaini duke thënë se planifikon të qëndrojë një kohë të gjatë te kampioni i Ligue 1.

Braziliani është lidhur fuqishëm me një kalim në Ligën Premier, sidomos te Liverpooli, pasi Jurgen Klopp e ka kërkuar në Anfield.

Megjithatë, lojtari ka thënë se nuk do të largohet nga Parc de Prince, ku dëshiron të qëndrojë për shumë vite dhe të fitojë tituj.

Ndërsa në fund të karrierës planifikon të luajë për Sao Paulon.

“Ëndrra ime është të qëndroj gjithë karrierën te PSG, të fitoj shumë tituj, pastaj të kthehem te Sao Paulo”, ka thënë Moura për Canal +. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...