Opozita po e fsheh çarjen

PUBLIKUAR

Partitë e bllokut opozitar mohojnë se kanë mosmarrëveshje të brendshme, pavarësisht akuzave të rënda që i bëjnë në mes vete.

Pas dështimit të protestës të së shtunës lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pranoi publikisht se është ndier në siklet me veprimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës muajt e fundit.

Madje, duke iu referuar gazit në seanca Haradinaj ka thënë se është gjeneratë tjetër dhe se nuk merret, siç ka thënë ai, me “sporte të vogla” si Visar Ymeri. Megjithatë, zyrtarët e partisë së Ymerit thonë se nuk kanë mosmarrëveshje me partinë e Ramush Haradinajt.

Ata thonë se protesta e 26 marsit është shtyrë vetëm për shkak të konsolidimit të mëtutjeshëm dhe jo për shkak të ndonjë përçarjeje të brendshme.

“Protesta e paralajmëruar për 26 mars nuk u anulua, por është shtyrë, me qëllim të konsolidimit brenda opozitës së bashkuar, zgjerimit të mëtutjeshëm të këtij fronti, si dhe koordinimit dhe angazhimit të përbashkët në terren si një trup i vetëm”, i ka thënë “Zërit” Frashër Krasniqi, zëdhënës i Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Sipas tij, kauza për anulimin e dy marrëveshjeve, ajo për Demarkacionin dhe për Asociacionin, e po ashtu edhe për largimin e Qeverisë mbetet e gjallë brenda opozitës. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Hamza e përsërit që s’takohet me Kurtin për Presidentin pa u votuar ligji për Specialen

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, përsëriti se nuk do të takohet me askënd para...

Ngërçi për Specialen dhe Presidentin, Kurti del në konferencë për media në ora 15:00

Kryeministri Albin Kurti do të mbajë një konferencë për media sot nga ora 15:00m...

Kryeministri Albin Kurti arrin brenda Kuvendit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur brenda objektit të Kuvendit të Republikës së...