Stacioni Policor në Dardani në gjendje të mjerueshme (Video)

PUBLIKUAR

Janë rreth 150 policë kosovarë që janë të stacionuar në Komisariatin 4 të Policisë në Prishtinë, që njihet si stacioni “Dardania”, të cilët punojnë në kushte të këqija. Në këtë Stacion Policie ka mungesë të hapësirës së mjaftueshme për lëvizje e aq më pak për punë, ndërsa era e rëndë dhe prania e brejtësve e bëjnë objektin ndër më të keqin në gjithë hapësirën e Kosovës.

Objekti aktual është shumë i vjetër, ndërsa ishte i destinuar për diçka tjetër, por i rehabilituar si Komisariat i Policisë që mbulon më shumë se 20 mijë banorë.

Komandanti i këtij Stacioni, Binak Berisha, thotë se hapësira në të cilën punojnë është vetëm 270 metra katrorë e që veprojnë rreth 150 policë nëpër këtë korridor të gjerë vetëm 1 metër. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...