YAHR bënë thirrje që të kontribuojnë në vlerësimin e realizimit të premtimeve nga Imri Ahmeti

PUBLIKUAR

Organizata YAHR në Lipjan ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve Lipjanas që të kontribuojnë në ofrimin e informacioneve , respektivisht në kontributin e tyre në vlerësimin e realizimit të premtimeve nga Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti.

“YAHR-i fton të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit që të kontribuojnë në ofrimin e informacioneve , respektivisht në kontributin e tyre në vlerësimin e realizimit të premtimeve.
Me poshtë mund të shkarkon listën me premtimet e kryetarit Ahmeti të nxjerra nga programi zgjedhor i LDK-së në zgjedhjet lokale të vitit 2013”, thuhet në njoftim.

YAHR në fillim të muajit qershor 2016,do të dal me raportin monitorues të trembëdhjetë për punën e ekzekutivit të Komunës së Lipjanit, në kuadër të këtij raport do të bëhet edhe vlerësimi i realizimeve te premtimeve të kryetarit Imri Ahmetit, të dhëna gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2013, transmeton LipjaniNews

YAHR, LISTA 

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...