MMPH ndan 500 mijë euro për ruajtjen e mjedisit në Pejë

PUBLIKUAR

Ministria i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) i ka ndarë Komunës së Pejës 500 mijë euro për rregullimin e shtratit të lumit Bistrica dhe kanalizimin e fshatit Raushiq.

Ministri i Mjedisit, Ferid Agani, bashkë me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, nënshkruan marrëveshjet për këto dy projekte, të cilat priten të realizohen deri në fund të vitit 2017.

Agani tha se me nënshkrimin e këtij memorandumi, Komuna e Pejës ka të drejtë t’i menaxhojë këto mjete dhe t’i fillojë procedurat e prokurimit për realizimin e projekteve.

Ministri, gjatë kësaj vizite, u informua nga kryetari i komunës edhe për çështjet që kanë të bëjnë me problematikën e Parkut Kombëtar, trajtimin e ndërtimeve pa leje dhe aspekte të ndryshme mjedisore si brenda parkut, ashtu edhe në pjesën tjetër të Komunës.

Ministri Agani dhe Muhaxheri, së bashku me inspektoratin e MMPH-së dhe atë komunalë vizituan edhe fshatin Gllaviqicë, ku në këtë fshatë operojnë operatorë që merren me eksploatimin e rërës dhe zhavorrit.

U konkludua se situata e krijuar në këtë fshat si pasojë e nxjerrjes së zhavorrit nga lumenjtë është e patolerueshme dhe se shumë shpejt do të merren edhe masat e duhura për të ndaluar këtë trendë të shkatërrimit të lumenjve, por edhe të tokës bujqësore.

SHIKO MË SHUMË

Bedri Hamza: Votojeni ligjin, krejt partitë kanë ish-ushtarë të UÇK-së

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se kërkesa e partisë së tij është...

Endrit Thaçi: E turpshme të kemi qeveri që godet mbi veteranë e fëmijë dëshmorësh, pabesi që s’harrohet

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka komentuar ngjarjet e mbrëmshme gjatë protestës...

Protestat në kryeqytet, paralajmërohen vonesa në transportin urban

Për shkak të protestave të paralajmëruara për sot në kryeqytet, qytetarët janë njoftuar se...