Terroristi i arrestuar Abdeslam kishte për detyrë të vrasë me kallashnikov njerëz nëpër Bruksel

PUBLIKUAR

Terroristi i arrestuar Salah Abdeslam, ka pranuar se si pjesë e sulmeve në aeroportin e Brukselit dhe në metro, kishte edhe një detyrë që së bashku më dy ekstremistë tjerë islamikë, me “kallashnikov” të vrasë njerëz nëpër rrugët e Brukselit, raporton televizioni belg VRT.

Abdeslam i cili mori pjesë në masakrën e nëntorit të kaluar në Paris, ku terroristët gjithashtu vranë “me kallashnikov” njerëz nëpër rrugë, pas arrestimit ka pranuar para autoriteteve belge një orë para sulmit në aeroport dhe në metro, se “nuk i njeh” vëllezërit Bakraui të cilët hodhën veten në ajër, duke vrarë mbi 31 civilë dhe duke plagosur mbi 300 tjerë, transmeton Telegrafi.

Në një raport të televizionit VRT, thuhet se përveç Abdeslam-it në aksionin e vrasjes së njerëzve me “kallashnikov”, është dashur të marrin pjesë edhe bashkëpunëtorët e sulmeve terroriste Mohaed Belkaid, i cili është vrarë në përleshje të armatosur me policinë më 15 mars, si dhe Amin Shukri.

Sulmet në aeroport dhe në metro, si dhe vrasja e njerëzve në rrugët e Brukselit, kjo celulë e lidhur me Shtetin Islamik i kishte planifikuar t’i kryej më 28 mars, por për shkak të arrestimit të Abdeslam, terroristët e tjerë kishin vendosur që një gjë të tillë ta bëjnë menjëherë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

IPK nis hetim për përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka monitoruar reagimin e zyrtarëve policorë gjatë protestës së...

Buja: Gazmend Bytyqi është veteran, e rrëzoi polici i shtetit për të cilin ai derdhi gjak

Shukri Buja nga reaguar lidhur me protestën e djeshme në Prishtinë. Ai ka publikuar...

Bedri Hamza: Votojeni ligjin, krejt partitë kanë ish-ushtarë të UÇK-së

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se kërkesa e partisë së tij është...