“Çanta misterioze”: Batutat interesante ndërmjet Putin dhe Kerryt rreth saj (Foto)

PUBLIKUAR

Presidenti rus Vladimir Putin të martën në një takim në Moskë tregoi interes të madh rreth një çante të Sekretarit të Shtetit, John Kerry.

Madje, siç shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, ai e kishte pyetur atë “nëse ajo mbante të holla të mjaftueshme sa për ta ‘zbutur’, qëndrimin e saj ndaj Sirisë”.

“Kur të pashë që po zbrisje nga aeroplani, pak isha i mërzitur”, i ka thënë Putin në Kremlin Kerryt i cili po viziton Rusinë.

Kerry shpreson të ndryshojë politikën e liderit rus në raport me aleatin e tij, presidentin sirian Bashar al-Asad.

Putin ka vazhduar me shaka dhe ka shtuar: “… ndoshta duhet të jetë diçka që nuk keni besim t’ia besoni dikujt. Ndoshta para, kështu që ne lehtë mund të biem dakord për çështje të rëndësishme”, ka vazhduar Putin.

Dhe siç thuhet, Kerry “nuk ia kishte prishur”.

“Kur të mbetemi vetëm, do të ju tregojë se çfarë ka në çantë”, u përgjigj Kerry, duke shtuar: “Mendoj se do t’iu befasoj këndshëm”. /Telegrafi/

canta2

SHIKO MË SHUMË

Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre

Kreu i LVV’së, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kryetarit të Aleancës, Aridan...

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër...

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Endrit Nika dhe...