Policia Kosovës ka arrestuar tre persona me shtetësi kosovare dhe një femër ashkali, shtetase e Shqipërisë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Ferizaj, sipas Policisë, njësit e hetuesisë kanë zbatuar urdhëresën për blerje të simuluar të lëshuar nga Gjykata Themelore Ferizaj. Ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr.Ilir Konushevci ,Ferizaj24.03.2016-22:50. Raportohet se njësit e hetuesisë gjatë zbatimit të urdhëresës për blerje të simuluar të lëshuar nga Gjykata Themelore Ferizaj, ka arrestuar tre meshkuj K-Shqiptar dhe një femër Ashkali shtetase e Shqipërisë për dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat : Mundësim ne prostitucion, ofrim i lokaleve për prostitucion si dhe marrje me prostitucion. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.


