Ambasada e Amerikës në Maqedoni: Nuk mbështesim askënd për zgjedhjet në Maqedoni

PUBLIKUAR

Ambasada e Amerikës në Maqedoni ka reaguar ashpër për klasifikimet e mediave që thanë se Ambasada e Amerikës në Maqedoni mbështet kandidat të caktuar për zgjedhjet në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

Krejt kjo lidhet me lajmin në të përditshmen Vest e cila publikoi kolumnën të ”Washington Times” me autor Jason Kac, drejtor TSG LLC, shtëpi konsulente për komunikime strategjike dhe për politikë. Për këtë gazeta Vest ka pyetur ambasadën e SHBA-ve në Maqedoni se a do të thotë kjo se SHBA e mbështesin Nikolla Gruevskin për zgjedhjet e ardhshme të jetë kryeministër. Përgjigja e Ambasadës së SHBA-ve ishte ”Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mbështesin kandidat në zgjedhjet e shteteve tjera. Maqedonia nuk ka pse të jetë përjashtim në këtë rregullore”.

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...