Erdogan: Ndaluam atentatorin, por Belgjika nuk na dëgjoi

PUBLIKUAR

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se njëri nga sulmuesit ishte arrestuar në Turqi në qershor të vitit të kaluar, dhe se është deportuar në Holandë me kërkesë të tij, shkruan Guardian.

Përveç kësaj, Erdogan tha se Turqia e kishte lajmëruar dëbimin e tij tek autoritet belge si dhe kishte njoftuar autoritetet holandeze, por se Belgjika kishte “injoruar” paralajmërimin e Turqisë, transmeton Telegrafi.

Erdogan ka shtuar duke thënë se autoritet belge kishin liruar Ibrahim el Bakravi, pavarësisht paralajmërimeve nga Turqia se bëhet fjalë për një “luftëtar të huaj”.

Sipas tij, ai është arrestuar në kufirin turko-sirian, kurse Turqia zyrtarisht i kishte informuar autoritet belge për deportimin e tij më 14 korrik të vitit 2015.

“Megjithë paralajmërimet tona se bëhet fjalë për një luftëtar të huaj, Belgjika nuk ka konfirmuar asgjë nëse ka ndonjë lidhje me terrorizmin”, ka shtuar Erdogan. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre

Kreu i LVV’së, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kryetarit të Aleancës, Aridan...

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër...

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Endrit Nika dhe...