E tmerrshme: ISIS feston për sulmet terroriste në Bruksel duke u shpërndarë qytetarëve të Sirisë bonbone (Foto)

PUBLIKUAR

Organizata terroriste Shteti Islamik, ka postuar në internet fotografi të çuditshme në të cilat shihen xhihadistët duke qerasur qytetarët e Sirisë me bonbone dhe ëmbëlsira tjera, për të festuar sulmin vdekjeprurës në Bruksel.

Qese me bonbone dhe ëmbëlsira tjera u janë shpërndarë fëmijëve dhe të rriturve në provincën Deir Ezzor, në pjesën lindore të Sirisë, transmeton Telegrafi.

Fotot përfshijnë një deklaratë të tmerrshme, në të cilën thuhet se ISIS shpërndan ëmbëlsira myslimanëve, për “të festuar dhe bekuar sulmin kundër qytetarëve në Bruksel”.

Në fotografitë e postuara në internet, nuk shihet asnjë femër duke shijuar ëmbëlsirat, derisa njëri prej xhihadistëve mban armë me vete. /Telegrafi/

Bonbone 1

Bonbone 2

Bonbone 3

Bonbone 4

Bonbone 5

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...