Agani dhe Gashi flasin për problemet mjedisore

PUBLIKUAR

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashin, me të cilin bisedojë për problemet mejdisore me të cilat ballafaqohet kjo komunë, me theks të veçantë për mundësinë e parandalimit të vërshimeve.

Kryetari Gashi tha se inicimi i një projekti për rregullimin e shtratit të lumit Sitnica është i domosdoshëm, kur dihet fakti se vërshimet e fundit ndodhen pikërisht për shkak se ky lum doli nga shtrati.

Ministri Agani, tha se tashmë ka nisur faza e rregullimit të lumit Sitnica, që përshkon rajonin e Lipjanit dhe Graçanicës dhe se me rishikim të buxhetit do të shikojnë mundësinë e ndarjes së mjeteve të nevojshme për të filluar me pastrimin e lumit Sitnica edhe në pjesën e territorit të Obiliqit.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që është i domosdoshëm inicimi dhe miratimi i Ligjit për Obiliqin në Kuvendin e Kosovës, ngase konsideruan se një ligj i tillë do të rregullonte problemet e shumta mjedisore në këtë rajon.

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...