Ilazi: Instrumenti i para-anëtarësimit ndihmë e çmuar për Kosovën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të...

Një personi në Lipjan i sekuestrohet një armë me 13 fishekë

Sipas raportit nga Policia Kosovës bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor...

Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, tha të mërkurën se instrumenti i Para-anëtarësimit (IPA) i BE-së, është një ndihmë e çmuar për Kosovën nga ana e Bashkimit Evropian dhe shpjegoi aspektet më të rëndësishme të këtij instrumenti, fondet e së cilit koordinohen nga Ministria e Integrimit Evropian.

Ai këto komente i bëri në tryezën e organizuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), me temë  “Sfidat e absorbimit të fondeve të paraanëtarësimit të BE-së në Kosovë nën Kornizën Financiare afatmesme 2014-2020”.

“Ne kemi vendosur një bazë të mirë të planifikimit afatgjatë, duke pasur tani Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, Programin për Reforma Ekonomike dhe Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, të cilat do të shërbejnë si baza kryesore për programimin e IPA-s dhe në përgjithësi të asistencës së jashtme. Kjo tashmë është evidentuar gjatë programimit të raundeve të fundit të IPA-s, posaçërisht të IPA 2016. Në këtë drejtim, qasja sektoriale, si element më i sforcuar në kuadër të IPA 2 në krahasim me IPA 2007-2013, ka ndikuar që të kemi një prioritizim më të mirë edhe në kuadër të sektorëve, pra që politikat kombëtare të jenë shtytje për financim nga BE-ja”, ka sqaruar ndër të tjera zëvendësministri Ilazi.

Ndërsa, sa i përket përkrahjes buxhetore sektoriale, e cila për herë të parë do të zbatohet nga Kosova për sektorin e administratës publike, ka thënë se tashmë janë bërë përgatitje serioze nga ana e Ministrisë së Integrimit Evropian në bashkëpunim me institucionet të cilat përfitojnë nga përkrahja buxhetore sektoriale (ZKM dhe MAP) si dhe nga Ministria e Financave që është kyçe për këtë instrument.

“Ne konsiderojmë se ky modalitet i ri i IPA-s, paraqet një mundësi për të lidhur më ngushtë reformat në procesin e integrimit evropian me financimin, pra, vendos një lidhje shumë të qartë në mes politikave të ndjekura dhe nevojave të financuara”, ka plotësuar ai. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të...

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...

Mot i vranet dhe me shi

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë...