Ja çfarë thotë prokurori gjerman për arrestimin e tre kosovarëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një personi në Lipjan i sekuestrohet një armë me 13 fishekë

Sipas raportit nga Policia Kosovës bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor...

Dy raste të tentim vjedhje në Shkolla në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar për dy raste të temtim të vjedhjes në dy shkolla...

Policia në Bayern të Gjermanisë arrestoi tre kosovarë pas një dyshimi për një sulm të planifikuar terrorist, transmeton ARD dhe BR.

Kosovarët e arrestuar, ishin duke udhëtuar në një makinë të regjistruar në Belgjikë, ka konfirmuar një zëdhënës i Zyrës së Hetimeve Kriminale të martën.

“Mund të konfirmoj se tre persona nga Kosova janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të sotshëm. Ato ishin arrestime të përkohshme dhe hetimet po vazhdojnë. Personat janë arrestuar nën dyshimin për përgatitjen e një krimi serioz,” ka thënë Floraian Weinzierl prokuror i rastit, raporton Reuters, përcjellë Klan Kosova.

“Momentalisht nuk jemi në dijeni se ka një lidhje në mes personave që ne kemi arrestuar me sulmet në Bruksel. Hetimet janë në vazhdim e sipër dhe mbetet të shihet derisa informata shtesë të dalin në dritë.”

“Të dyshuarit kanë dhënë deklarata të ndryshme të cilat ne jemi aktualisht shqyrtimin. Ne gjithashtu gjetëm disa dokumente të cilat janë duke u ekzaminuar. Ne duhet të presim për të parë nëse dyshimi ynë fillestar është vërtetuar dhe në qoftë se është rasti, prokurori federal do të shqyrtojë nëse do të lëshojë një urdhër për paraburgim. Çfarë ndodh më pas varet nga ajo, por sigurisht hetimet tona mund të vazhdojnë nëse një urdhër ndalimi është lëshuar ose jo”, ka përfunduar deklaratën e tij prokurori gjerman, Florian Weinzierl, raporton Reuters.

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...

Mot i vranet dhe me shi

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë...

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...