Yber Hysa: Maqedoni-Kosovë vetëm me letërnjoftime prej 17 prillit (Video)

PUBLIKUAR

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa në emisionin e mbrëmshëm të “Click Plus” deklaroi se prej datës 17 prill do të hyjë në fuqi marrëveshja për kalimin e kufijve me letërnjoftime mes Maqedonisë dhe Kosovës, njofton tv21.

Ai tha se të premten kanë zhvilluar takim me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, ku i kanë informuar se nga ana kosovare gjithçka është e kryer. Konfirmimi nga autoritetet e Maqedonisë ka ardhur gjatë ditës së sotshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...