Nuk ka më targa RKS

PUBLIKUAR

Ministra e Punëve të Brendshme nuk ka arritur të sigurojë targa të mjaftueshme RKS për disa komuna të Kosovës, prandaj qytetarët e rajonit të Prishtinës, të Mitrovicës dhe të Ferizajt nuk mund t’i regjistrojnë veturat e reja. Edhe nëse qytetarët e bëjnë pagesën e regjistrimit nuk mund të pajisen me targat RKS e madje nuk ka as targa KS.

Mungesa e targave sipas burimeve të gazetës “Zëri” ka pesë ditë që është prezent në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Prishtinë.

Përderisa qytetarëve u kthehet përgjigje se duhet të presin disa ditë për targa pasi që janë duke u prodhuar, në anën tjetër MPB-ja njofton se nuk është zgjedhur ende kompania që do t’i prodhojë ato.

Në këtë situatë qytetarët kanë vendosur të pajisen dhe me targa KS, por të cilat në ndërkohë janë harxhuar. Ata që nuk kanë pranuar të marrin targa KS, kanë mbetur tash dhe pa to.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur për “Zërin” se mungesa e targave ka ardhur si rezultat i skadimit të kontratës së kompanisë për furnizim me targa, kurse lënda për përzgjedhjen e kompanisë është në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP)

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...