Policia e Kosovës shton masat e sigurisë edhe në Lipjan

PUBLIKUAR

Sulmet e një pas njëshme në Bruksel kanë rritur masat e sigurisë edhe në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar vet zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

“Duke iu referuar situatës së fundit Policia e Kosovës ka ndërmarr masa shtesë me qëllim të ofrimit të sigurisë për qytetarët dhe parandalimit të incidenteve të mundshme në gjithë vendin”, citohet të ketë thënë për Klan Kosova, Baki Kelani.

Ndërsa në Lipjan, disa patrullime janë shpeshtuar në fshatin Kraishtë, Ribar i Madh, si dhe në gjithë Lipjanin.

“Me qëllim të parandalimit të sjelljeve të të dyshuarve që kryejnë ndonjë vepër të tillë penale Policia e Kosovës, është duke monitoruar çdo lëvizje edhe pse deri më tani Kosova, nuk ka ndonjë indikacion apo informacion konkret për ndonjë sulm të mundshëm terrorist në vend“, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë.

Ndryshe, gjatë mëngjesit të sotëm, në Bruksel ndodhen tri shpërthime të mëdha, ku si pasojë e tyre deri më tani janë raportuar 34 persona të vdekur, e shumë të lënduar.

 

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...

I gjendet një armë zjarri në veturë, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit...

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...