Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ajo që po ndodh në Bruksel është tragjedi e përbashkët.
“Jam i shokuar nga sulmet e sotme terroriste në Bruksel. Ngushëllimet e mia më të forta për familjarët e viktimave dhe për popullin e Qeverinë Belge. Kjo që po ndodhë sot në kryeqytetin e Evropës, është tragjedi e përbashkët. Ky është kob të cilit duhet t’i vihemi përballë të gjithë. Ky është një front i përbashkët dhe secili duhet të jetë ushtar i tij”, ka vlerësuar Haradinaj. /Telegrafi/


