Dy persona në Gjakovë dënohen me nga 3 mijë euro për falsifikimin e mbi 2 mijë votave në zgjedhjet e dhjetorit

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka dënuar A.M dhe D.K,  veç e veç me gjobë në shumë prej tre mijë eurosh, për veprën penale, “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.

Në njoftim thuhet se, ky vendim ka ardhur pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë ndërmjet Prokurorisë dhe të pandehurve, me rekomandimin që dënimi prej gjashtë (6) muajsh burgim të zëvendësohej me gjobë në shumë prej 2,000 deri në 3,000 euro.

Komunikata e plotë:

Gjakovë, 24 nëntor 2026

Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues kundër të pandehurve A.M. dhe D.K, për vepër penale, “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, e dënueshme me Kodin Penal të Republikës së Kosovës

Pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë ndërmjet Prokurorisë dhe të pandehurve, me rekomandimin që dënimi prej gjashtë (6) muajsh burgim të zëvendësohej me gjobë në shumë prej 2,000 deri në 3,000 euro, gjyqtari Samedin Cena e aprovoi marrëveshjen e arritur. Si rrjedhojë, të pandehurit A.M. dhe D.K. i shpalli fajtorë dhe secilit veç e veç i shqiptoi dënim me gjobë në shumë prej tre mijë (3,000) euros, i cili duhet të ekzekutohet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

I pandehuri A.M. akuzohet se “… nga data 29.12.2025 deri më datë 01.01.2026, në Qendrën Komunale të Numërimit, e vendosur në palestrën e sporteve ‘Shani Nushi’ në Gjakovë, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më datë 28.12.2025 në Republikën e Kosovës, i pandehuri, në cilësinë e kryesuesit të komisionit për numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, në nëntë (9) komisione për numërimin e votave, me dashje shton dhe heq votat e kandidatëve për deputetë, në atë mënyrë që…, duke u shtuar kandidatëve për deputetë 428 vota, si dhe duke u hequr kandidatëve për deputetë 682 vota, në total ka keqpërdorur 1110 vota, me të cilat veprime falsifikon votën.”

Ndërsa, i pandehuri D.K., në kohën dhe vendin e njëjtë, “…në cilësinë e kryesuesit të komisionit për numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, në gjashtë (6) komisione për numërimin e votave, me dashje shton dhe heq votat e kandidatëve për deputetë, në atë mënyrë që…, duke u shtuar kandidatëve për deputetë 422 vota, si dhe duke u hequr kandidatëve për deputetë 491 vota, në total ka keqpërdorur 913 vota, me të cilat veprime falsifikon votën.”

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

SHIKO MË SHUMË

Emri i diplomatit Frank Wisner në një segment të Unazës së Arbërisë, Rama: Mirënjohës ndaj atyre që na ndihmuan

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me vendimin që një segment i...

Iu kërkua dorëheqja për rastin e Arlinda Zekajt, Sveçla i gëzohet arrestimeve të fundit: Vrasja e grave s’justifikohet

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili refuzoi të jepte dorëheqjen për rastin e...

ATK shton kontrollet ndaj shitësve online, evidenton 51 biznese me parregullsi tatimore, gjobit 24

ATK ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që shesin online, duke shtuar se nga rreth...